Denoncimet/ Fetahu qan ne seance, prokurorja merr verejtje publike. Pak ditë më parë, KLGJ mori në shqyrtim propozimin e ILD-së, për uljen e pagës së gjyqtares së Elbasanit Pajtime Fetahu, pas denoncimeve publike në emisionin “Stop”.Nga burime të brendshme mësohet, se gjatë seancës, gjyqtarja Fetahu është përlotur, duke thënë, se e ka përndjekur emisioni “Stop”.KLP nga ana tjetër ka marrë masën “vërejtje publike” ndaj magjistrates Odeta Todorushi, prokurore në Korcë, për cështjen e vetëvarjes apo vrasjes së të riut Antonio Karafili në Voskopojë. #stoptvklan #stop23nentor #PajtimeFetahu #OdetaTodorushi #denoncimi #saimirkodra #gentianzenelaj Fshehja e borxhit 50 mije euro, prokurori Emeror Kasaj rrezikon burgun. Në Shqipëri ka një ligj të posacëm, që detyron cdo zyrtar të drejtësisë dhe disa kategori të nëpunësve civilë, të deklarojnë pasuritë pranë ILDKPI-së.”Stop” ka siguruar një informacion, që provon, se prokurori Emëror Kasaj në deklaratat e tij të pasurisë, që nga viti 2000 deri në vitin 2020 nuk ka deklaruar një lëvizje financiare, gjë që e ngarkon atë me përgjegjësi penale, që parashikon 3-7 vite burg. “Stop” ka siguruar dy të dhëna zyrtare, që vërtetojnë 50 mijë euro të pa deklaruara nga ky prokuror.Në Gjykatën e Tiranës ka patur një cështje nga shtetasi me inicialet L.SH, për shumën 50 mijë euro bashkë me interesat, që sipas prokurorit, ia ka dhënë borxh, por pa deklaratë noteriale. #stoptvklan #stop23nentor #EmerorKasaj #50mijeeuro #prokuroriKasaj #saimirkodra #gentianzenelaj #denoncimi Rikthimi/ Dhunohet ne menyre te perseritur busti i Faik Konices. Para 4 vitesh “Stop” trajtoi rastin e vandalizimit, që iu bë bustit të Faik Konicës, nga persona të papërgjegjshëm duke e bërë me "mjekër" e bojë të zezë në portet. Pas transmetimit, institucionet reaguan, duke e rikthyer portretin e Konicës në gjendjen e mëparshme. Ne rikthehemi pas 4 vitesh, të takohemi me Konicën, të cilit këtë radhë i është hequr pllaka e mermerit në pjesën ballore dhe kanë nisur cmontimin edhe në pjesën e pasme. #stoptvklan #stop23nentor #denoncimi #FaikKonica #bustiKonices #saimirkodra #gentianzenelaj Stop Tv Klan |
Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ |