Rama perplaset me gjyqtaret e "korruptuar dhe te degjeneruar" Duke iu referuar ngjarjes makabre të Fierit dhe vrasjes së një fëmije 8 vjecar, kryeministri Rama tha, se policia ka bërë detyrën, por gjyqtarë të korruptuar dhe të degjeneruar janë bashkëautorë të veprave të përsëritura kriminale me vendimet e tyre.Ka reaguar Këshilli i Lartë i gjyqsorit, duke kërkuar, që gjyqtarët të mos etiketohen, por të lihen të lirë në punën e tyre. #stoptvklan #stop17nentor #EdiRama #SaimirKodra #GentianZenelaj #gjyqtaret Emeror Kasaj liroi nje nga viktimat e Astirit, akuzohej per veper penale. Në mars të vitit 2015 në qytetin e Tepelenës janë grabitur dhe dhunuar me armë në banesën e tyre tre-kateshe, dy bashkëshortët e moshuar Naim Çiça dhe Antoleta Çiça.Prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj hetoi ngjarjen dhe një prej të dyshuarve ishte Erigels Mihasi.Për shkak edhe të lidhjes, që Erigelsi kishte në ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në tetor 2018 në Tiranë, prokurori Emëror Kasaj, në janar 2019 nxorri urdhër arresti për shtetasin Erigels Mihasi.Pas kësaj mase, në rrethana të dyshimta Kasaj e zëvendësoi masën e arrestit me detyrim paraqitjeje pas vetëm 6 muajsh. #stoptvklan #stop17nentor #EmerorKasaj #denoncimi #prokuroriGjirokastres #saimirkodra #gentianzenelaj Iu sul gazetarit, shoqatat e mediave denojne aktin e prokurorit Kasaj. Një ditë më parë prokurori i Gjirokastrës Emëror Kasaj shfaqi arrogancë dhe fyerje në komunikim me gazetarin e “Stop”, duke e quajtur maskara dhe budalla. Sot emisioni “Stop” i është drejtuar me shkresë zyrtare ILD-së dhe KLP-së, për aktin e prokurorit dhe shkeljet e tij të panumërta.Lidhur me sjelljen e prokurorit kanë reaguar edhe shoqatat e mediave. Armand Shkullaku, Ylli Rakipi dhe Aleksandër Cipa e quajnë të papranueshëm aktin e njeriut të akuzës, duke kërkuar, që të mos intimidohet media në punën e saj, por njerëzit e ligjit të përgjigjen për denoncimet për shkelje e abuzim me ligjin. #stoptvklan #stop17nentor #EmerorKasaj #denoncimi #ArmandShkullaku #YlliRakipi #AleksandërCipa #ILD Stop Tv Klan |
Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/ Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/ Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/ Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/ Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/ |